Një vajzë një muajshe vdiq në spitalin e Nocera Inferiore, në zonën e Salernos, ku kishte mbërritur e paushqyer në kushte shumë të rënda.

Vajza e vogël, fëmija i parë i një çifti nga Angri, u shtrua në spital në njësinë e kujdesit intensiv neonatal. Sipas asaj që u mësua më vonë, nëna kishte pasur probleme në ushqyerjen me gji dhe kishte refuzuar të kërkonte ndihmë, nga frika e largimit nga shtëpia dhe frika e infektimit me Covid. Prokuroria ka hapur një hetim.

Sipas gazetës ‘La Città di Salerno’, gruaja kishte pasur vështirësi në ushqyerjen me gji të foshnjës. Për shkak të kequshqyerjes, vajza 29 ditëshe nuk ishte në gjendje të rritet shëndetshëm, por nga frika e koronavirusit, gruaja nuk kishte kërkuar ndihmë nga mjekët dhe kishte refuzuar të dilte nga shtëpia. Ditët e fundit, megjithatë, situata është përkeqësuar.

Kur prindërit u paraqitën me fëmijën në urgjencën e spitalit Umberto I në Nocera të premten e kaluar, situata ishte tashmë dëshpëruese. Përpjekjet për ta shpëtuar ishin të padobishme: vajza e vogël vdiq të ditën e djeshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb