NGA: Ervis Kuçi
FIER- Nëna nxjerr 2 fëmijët e saj në shitje në profilin e saj në FB. Kërkon blerës dhe kërcënon se nëse nuk i shet, do t’i vrasë. Kjo histori e padëgjuar me parë shkundi rrjetet sociale dhe tronditi mbare opinionin publik.

Esmeralda Ruko nga Fieri publikoi faqen e saj në ‘Facebook’ një foto me 2 fëmijët e saj ku shkruante: “Shiten fëmijët për arsye ekonomike dhe se i kam të ish-burrit, jam e divorcuar. Po nuk u shiten urgjent do t’i vras se ma kanë sjellë në majë të hundës”. Postimi i gruas që aktualisht jeton në Greqi bëri xhiron e rrjeteve dhe mediave sociale dhe shkaktoi jo pak reagime. Në më të shumtën e herëve opinioni e dënoi nënën e fëmijëve për veprimin e saj, pavarësisht rrethanave në të cilat ajo pretendon se ndodhet.

Lajmi mbërriti edhe tek të afërmit e vajzës, ne fshatin Strum, te Roskovecit të cilëve iu duket tepër e pabesueshme qe një lajm i tille te jete i vërtetë. Ata ngrejne dyshime dhe pikëpyetje rreth faktit qe nena te këtë qene autorja e këtij njoftimi.

“Se besoj ta bëj ajo. Mendoj se e ka bërë ai dobiçi”, tha xhaxhai i Esmeraldës. Familjaret thonë se ish-bashkëshorti e keqtrajtonte Esmeralden, e për këtë ajo u detyrua të shkonte drejt divorcit në vitin 2016. Sipas tyre pas gjithë kësaj historie të shëmtuar qëndron ish-bashkëshorti.

“Ai e rrahu. Pastaj ajo mori fëmijët dhe shkoi në një shoqatë në Tiranë. Shoqata e mbajti nja 3-4 muaj dhe i tha ik. Po ajo s’kishte ku të shkonte. Ajo ngeli rrugëve, sepse ai nuk i dha shtëpi”, shtoi më tej xhaxhai i saj. Për ngjarjen reagoi edhe ish-bashkëshorti i Esmeraldes, babai i dy fëmijëve. Ne një komunikim për ‘News24’ Ervin Dunga u shpreh se është Emseralda ajo që i keqtrajton fëmijët dhe jo ai. Ndër të tjera ai fajëson ish-bashkëshorten se e ka çuar drejt depresionit pasi nuk i lejon të takoje as fëmijët që prej divorcit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: