Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Volvo të Greqisë, kur një 42-vjeçare me origjinë shqiptare, në gjendje të rënduar psikologjike, është futur në një shkollë duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesit e saj me një thikë.

Siç mediave greke, gruaja bërtiste me zë të lartë: Do t’ju ha, do t’ju rrah!

Pas ngjarjes, stafi i shkollës ka njoftuar policinë, të cilët bënë të mundur arrestimin e saj. Mësohet se shqiptarja ishte e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, ndërsa thuhet se një prej fëmijëve të saj vihej në lojë nga një nxënës i kësaj shkolle.

Referuar mediave fqinje, pas arrestimit ajo është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në spitalin psikiatrik, kundër vullnetit të saj.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: