SHBA- Një grua në Kaliforni është shpallur fajtore për vrasjen e vajzës së saj dy-muajshe, pasi e kishte vendosur atë në një mikrovalë për pesë minuta.

Ka Yang, 34 vjeç, u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe sulm mbi fëmijën, që ishte dhe vajza e saj Mirabelle Thao-Lo, në shtëpinë e tyre në Sacramento më 17 mars, 2011. Trupi gjykuesi hodhi poshtë argumentin se Yang kishte pasur një krizë epilepsie kur e vendosi vajzën e saj në mikrovalë. Prokurorët argumentuan se Yang kishte gënjyer fillimisht hetuesit rreth vdekjes së Mirabelle-s, para se ata të zbulonin një biberon brenda në mikrovalë.

Vajza e vogël kishte pësuar djegie në 60 për qind të trupit të saj, duke përfshirë edhe djegie nga rrezatimi në organet e saj të brendshme. Prokurorët thanë se ajo kishte qëndruar në mikrovalë dy e gjysmë deri në pesë minuta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: