HOLANDE – Disa femra holandeze u bënë pjesë e një studimi i cili konsistonte në trajtimin me Viagra për të nxitur zhvillimin e foshnjeve të palindura tek nënat me shtatzëni me probleme. 11 prej këtyre foshnjave vdiqën pak kohë pas lindjes.

Studimi bëri pjesë 10 spitale në Amsterdam dhe kishte si subjekt femra me placenta të dobëta. Si trajtim, ato morën sildenafil, një mjekim i njohur ndryshe si Viagra shkruan Tg.com.

Viagra, e cila zgjeron enët e gjakut, përdoret për trajtimin e disfunksionit erektil tek burrat dhe rekomandohet për njerëzit me trysni të lartë gjaku. Kërkuesit shpresonin se mjekimi do të përmirësonte qarkullimin e gjakut në placentë dhe do të zhvillonte fëmijën me ritëm normal.

Gratë shtatzëna që u bënë pjesë e studimit mbartnin të gjitha foshnje qënuk zhvilloheshin normalisht. Studimi përfundoi javën e kaluar, kur një komitet i pavarur mbikqyrës vuri re se më shumë foshnje nga sa pritej lindën me probleme në mushkëri.

93 femra morën Viagra si pjesë e studimit drejtuar nga Amsterdam University Medical Centre. 17 foshnje zhvilluan probleme me mushkëritë dhe 11 prej tyre vdiqën.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb