Deputeti i PD Dashnor Sula në një reagim në Facebook ka reaguar për shpopullimin e vendit. Deputeti Sula shkruan se kjo hemorragji e ikjes së të rinjve po ndodh për shkak të politikave të qeverisë që e nxisin një fenomen të tillë.

Statusi:

Rriten ritmet e shpopullimit të Shqipërisë!

Nënave e baballarëve në Shqipëri nuk po u thahen lotët në sy. Pavarësish shqetësimeve të ngritura në mënyrë të vazhdueshme nga ne si opozitë, qeveria vijon të neglizhojë çështjen e shpopullimit të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë numri i azilkërkuesve shqiptar në Britani ka arritur një rekord të ri. Sipas të dhënave zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga “Monitor” në periudhën Janar-Shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë. Vetëm në 9 muaj është kaluar numri i emigrantëve shqiptarë në Britani, ndërsa deri në fund të vitit shifrat janë në rritje. Por duhet të theksojmë se në këto informacione nuk përfshihen të rinjtë e të rejat që nuk regjistrohen fare në asnjë institucion shtetëror atje, apo ata që janë sezonal dhe me dokumente te rregullta.

Në tremujorin e tretë të këtij viti numri i azilkërkuesve nga Shqipëria pothuajse u dyfishua në raport me 6 mujorin e parë ku kishin kërkuar azil rreth 7 mijë shtetas shqiptarë.

Shqipëria një vend i vogël, por zë 25% të të gjithë emigrantëve nga e gjithë bota në Britani. Nga 52,525 azilkërkues nga e gjithë bota, 25% e të cilëve janë nga Shqipëria.

Rritje eksponenciale e azilkërkuesve është regjistruar edhe në BE. Sipas Eurostat që i referohen 9 mujorit 2022 janë regjistruar gjithsej 8,115 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shtetet me aplikimet më të larta mbeten Franca, me 46% të aplikimeve totale për 8-mujorin dhe Gjermania, me 12%. Dëshira e shqiptarëve është më e larta në Europë edhe në krahasim me Ukrainën që është në luftë.

Kjo hemoragji e rinisë, e të ardhmes së Shqipërisë e ka një shkak. Janë politikat e qeverisë që nxisin një fenomen të tillë.

Lulëzimi i pastrimit të parave të pista dekurajon punën e ndershme në vend. Ja vështirëson jetën një familje të re.

24 vite më shumë duhet të punojë një familje e re për të blerë një shtëpi.

Aneksimi i sektorëve të rëndësishëm, si bujqësia që përbën 40% të punësimeve është një tjetër arsye.

Unë e kam reagimin e disatë këtë për fenomenin e shpopullimit. E ndiej te zona ime, te miqtë e mi por edhe tek të gjithë shqiptarët mungesën e shpresës për të ardhmen e vendit. Ndaj edhe prindërit e atyre fëmijëve që janë në azil në britani e BE kur të vijë momenti i shprehjes me votë, duhet të jenë të qartë se kjo qeveri do i lërë gjithmonë vetëm, madje edhe pa fëmijët e tyre!

319611920 1274649033116411 4286179239481282086 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb