Në Kardif të Anglisë, një nënë me vajzën e saj e kanë lindur nga një vajzë në të njëjtin spital, në të njëjtën ditë, me tre orë diferencë.

Sophie Jenkins dhe nëna saj Kay Henry e kanë kaluar shtatzënësinë së bashku, duke u kujdesur gjatë tërë kohës për njëra-tjetrën.

Adoleshentja 19-vjeçare e ka lindur vajzën e saj Arya në orët e mëngjesit, derisa 34-vjeçarja Jenkis, ka lindur vajzën Tiana Rose pak para mesditës.

Kjo do të thotë se, Arya është pak orë më e vjetër, se tezja saj.

“Është e bukur dhe e çuditshme në të njëjtën kohë”, ka thënë Sophie, lidhur me eksperiencën gjatë shtatzënësisë dhe lindjen së bashku me nënën, transmeton Telegrafi. “Ne jemi katër fëmijë, andaj nëna ime di gjithçka rreth shtatzënësisë, lindjes dhe rritjes së fëmijës. Më ka qëndruar pranë në çdo moment, përfshirë edhe kohën kur u shtriva për të lindur”.

Kay, që tashmë është bërë gjyshe, e vajza saj që është bërë nënë, si dhe vajzat e tyre, janë mirë dhe do të lirohen së shpejti nga spitali.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: