Nënë Liza, gruaja e moshuar që tërhoqi vëmendjen gjatë prishjes së banesave në rrugën ‘5 maji’ ka qenë sot pjesë e protestës së banorëve para parlamentit.

Ajo deklaroi se kanë që në 19 janar që flenë jashtë dhe se bashkia iu ka dhënë letra false. “Iu bëjmë thirrje të japin kontratat. Nuk janë letra këto.
Duam letra me vulë, me kontratë. Nuk dal në rrugë të madhe. Nuk më ka vrarë një, por vet i 13-ti. Nuk do kërkojmë azil. Jemi luftë brenda për brenda. I bëj thirrje Gledis Nanos, nuk kemi qëlluar ne në policë, policia ka gjuajtur në ne. 30 vjet është rruga pa ndreq. Këto janë letra falso. Jam 78 vjeçe, nuk ka shtet e polici që më gënjen. Nuk fut kolonë në vendin tim, pa lëshuar firmë unë. Është jeta e fëmijëve të mi. Jemi që në datën 19 që flemë jashtë. Dikur dhe bagëtitë i mbronim, në dimër i vishnim kasollet me fier e bar që të mos mërdhinin, kurse ne jemi në rrugë. Protesta do vazhdojë ditë për ditë. Po qe nevojë dhe me çadra këtu”, deklaroi e moshuara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb