Supermodelja Adriana Lima njoftoi sot se është në pritje të fëmijës së saj të tretë (dhe të parë me të dashurin e saj aktual, producentin e filmave, Andre Lemmers). Njoftimin e ëmbël Lima zgjodhi ta bënte përmes një videoje të shkurtër në TikTok.

Në video shfaqeshin klipe të ndryshme të Lemmers duke e frikësuar atë, përpara se ajo të ndryshonte rolet dhe ta befasonte me lajmin se një bebe është rrugës. Lima ka njoftuar se bebi do të vijë në jetë në vjeshtë 2022.

Supermodelja ka dy fëmijë, Valentina dhe Sienna, me ish-bashkëshortin, Marko Jaric.

Njoftimi vjen pasi Lima festoi 25-vjetorin e punës në industrinë e modës. Edhe pse u tërhoq nga Victoria’s Secret në vitin 2018, supermodelja është ende aktive në shumë mënyra prapa kamerës, me fokusin kryesor në rritjen e dy vajzave të saj.

Edhe pse ende të vogla, vajzat e saj kanë shprehur interes për të ndjekur karrierën e nënës së tyre, diçka që Lima thotë se do ta mbështesë kur të vijë koha.

@adrianalima #firstiktok #baby #surprise ♬ (Your Love Keeps Lifting Me) Higher & Higher – Jackie Wilson

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: