Të luash rolin nënës për një ditë të tërë. 27-vjeçari Brad Kearns e di shumë mirë çfarë do të thotë, pasi për një ditë u detyrua të kujdesej për dy fëmijët e tij, sepse bashkëshortja ishte e sëmurë.

Ndërsa nëna ishte në spital, Brad Kearns u kujdes për 16 orë për fëmijët dhe më pas rrëfeu gjithçka në faqen e tij në “Facebook”, ku mori plot 38 mijë pëlqime dhe u shpërnda rreth 11 mijë herë.

“Sot mu desh të bëja rolin e nënës. E kini parasysh kur gruaja ju thotë: Do doja të isha unë babai dhe ju habiteni duke thënë, po njëlloj është! Mirë, uluni, merrni një pije, ca kokoshka, anuloni çdo program dhe mbahuni fort, sepse po ju rrëfej një udhëtim që kalon përmes të vjellave, kakës dhe shumë lotëve. Gjithçka nisi dje, kur mu desh të ikja nga puna. “Mëlçia ime nuk mban më”- thuhej në mesazhin që më dërgoi bashkëshortja ime Sarah. Dhe atë ditë u detyrova të bëhesha mama.”- shkruan 27-vjeçari.

Brad Kearns rrëfen për tentativat e dështuara për t’i qetësuar fëmijët, apo për ti rivendosur në gjumë kur zgjoheshin natën, deri në të gdhirë, kur duhet t’ja niste sërish nga e para.

“Eshtë e mrekullueshme kur fëmijët i zë gjumi. E puth në balle dhe ecën ngadalë në dhomë për ta vendosur në krevat. Eshtë një moment shumë i bukur, deri kur vjen momenti kur zgjohen dhe ulërimat e tij shkojnë deri në qiell. Duhet të rinisësh çdo gjë nga fillimi. ”- vijon ai.

“Ishin vetëm 16 orë që bëja nënën dhe kisha dështuar. Nuk kisha arritur të kujdesesha as për higjienën time personale, ndërsa nënat mbajnë shtëpinë në rregull, edukojnë fëmijët, u përgatisin ushqimin dhe arrijnë të dalin edhe jashtë për të kryer ndonjë punë.”- shkruan 27-vjeçari, i cili e mbyll rrëfimin e tij me shprehjen, “Dua të jem sërish baba”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: