Ajo është çdo ditë atje në rrugën “5 Maji” në kryeqytet, nga mëngjesi deri në perëndim të diellit, në diell dhe në të ftohtë, duke shitur lule.

Nënë Zanës nuk i ikën kurrë buzëqeshja dhe falënderimi për njerëzit edhe pse shumica kalojnë, e përshëndesin dhe nuk blejnë asgjë.

Nene Zana (3)
Nene Zana (3)

Sot në mëngjes nënë Zana kishte zgjedhur një mënyrë origjinale për t’i uruar të gjithëve, festat. I kishte kërkuar një vajze të shkruante në letër atë që e shpreh çdo ditë “hajdeni tek nënë Zana, shihini lulet, buzëqeshni sepse nuk kushton asnjë lek”, duke dhënë një mesazh për shpresën dhe besimin tek forca e jetës. Dhe askush më mirë se të varfrit nuk arrin të përcjell këtë mesazh shumë të nevojshëm për çdonjërin prej nesh.

Nene Zana (2)
Nene Zana (2)

BalkanWeb i uron Nënë Zanës dhe të gjithë moshuarve shqiptarë kudo që ndodhen, një vit të mbare dhe me plot shëndet!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb