TIRANË

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e dy subjekteve politike për heqjen e herësit nga Kodi Zgjedhor. Partia Bindja Demokratike dhe Lëvizja Demokratike e Shqipërisë kërkon shfuqizimin e nenit 163 si antikushtetues.

Kreu i Lëvizjes Demokratike të Shqipërisë, deputeti Myslim Murrizi tha se interesi i tij është për qytetarin dhe jo për partinë që drejton, duke u shprehur se mund të mos kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme.

“17 nga 59 deputetë të PS dhe 9 nga PD nuk do ishin në lista nëse listat do ishin 100% të hapura. Interesi im është për qytetarin jo për subjektin tim politik se ndoshta unë nuk kandidoj më në zgjedhjet e ardhshme. Kërkesa ime është të shfuqizohet neni 163 i kodit zgjedhor, si antikushtetues”, deklaroi Murrizi.

Sipas pretendentëve listat duhet të jenë 100 % të hapura dhe jo në 1/3 e tyre

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb