Sulmuesi kroat Mario Mandzukic, pas një karriere të pasur me suksese me disa prej klubeve më të njohura në Evropë, mes të cilëve Atletico Madrid, Bayern, Juventus apo edhe Milan në fund, vendosi që është momenti të ndalet. Ai e ka bërë lajmërimin në rrjetet sociale…

“I dashur Mario i vogël, ndërsa vesh këta këpucë për herë të parë, as nuk mund të imagjinosh çfarë do të provosh në botën e futbollit. Do të shënosh gola në fazat më të rëndësishme dhe do të fitosh trofetë më të mëdhenj me klubet më të mëdhenj.

Duke përfaqësuar me krenari edhe kombin tënd, do të kontribuosh që të shkruash historinë e sportit kroat. Do të kesh sukses pasi do të kesh përkrah teje njerëz të mirë: shokë skuadre, trajnerë, tifozë dhe familjarë, menaxherë dhe miq që do të jenë gjithmonë aty për ty. Do t’u jesh gjithmonë mirënjohës të gjithë atyre!

Mbi të gjitha, do të kesh sukses pasi do të japësh gjithmonë maksimumin. Në fund, kjo është ajo për të cilën do të jesh më krenar. Do të sakrifikosh shumë, por do ta dish që ia vlejti për të gjithë ato momente të pabesueshme.

Do ta kuptosh kur është momenti të tërhiqesh, të vendosësh këto këpucë në një dollap dhe nuk do të kesh pengje. Futbolli do të jetë gjithmonë pjesë e jetës tënde, por do të presësh me padurim që të fillojë një kapitull i ri. Argëtohu! Mario yt i madh

P.S. Nëse të ndodh që të luash kundër Anglisë në Kupën e Botës, të jesh gati rreth minutës 109”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb