NGA: ARMIR MEHAJ
Mungesa e respektit dhe shpesh braktisja e prindërve është ndër faktorët që shoqëria shqiptare po shkon drejt degradimit. Pikërisht për këtë qëllim duket se komuniteti Mysliman i Shqipërisë po i kushton një rëndësi të veçantë respektit ndaj prindërve.

Teologu i njohur Gazmend Aga, nënkryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në një simpozium organizuar në Pukë apeloj për më shumë respekt ndaj prindërve si rruga më e mirë për më shumë besim dhe për një shoqëri të shëndosh në Shqipëri.

“Shoqëria jonë po përballet sot me një krizë, themelet e të cilës janë tek mungesa e respektit ndaj prindërve. Sot shpesh dëgjojmë ankesa se; ‘fëmija ime sillet kështu e ashtu’, por harrojmë se modeli i fëmijëve tanë jemi pikërisht vetë ne. Fatkeqësisht ka njerëz të cilët shpenzojnë për lukse të ndryshme si përshembull; pushime, ndërkohë që kanë braktisur prindërit e tyre. Zoti thotë kush respekton prindërit ka fituar parajsën” u shpreh nënkryetari i KMSH, Gazmend Aga teksa theksoi se pikërisht nga ky vakum i krijuar mes fëmijës dhe prindit kemi këtë situate ku shumica e të rinjve janë të orientuar drejt veseve që po ju shkatërrojnë të ardhmen.

Ndër të tjera, nënkryetari i KMSH-së vuri theksin dhe tek dhuna, e cila është e ndaluar nga islami. Ai tha se po i faturohen dhe aktet terroriste që Islami i konsideron vepra të ndaluara.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: