Nënkryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, njëherësh dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Viktor Bella, komenton zhvillimet brenda partisë më të madhe opozitare në vend, duke u ndalur te përjashtimi i ish-kryeministrit Dali Berisha.

Duke u ndalur te “foltoret” qe Berisha po zhvillon në mbarë vendin, Bella shprehet se “shumica e atyre që i janë bashkuar në takime kanë qenë dhe janë fatkeqësia e të Djathtës në Elbasan pasi gjatë qeverisë Berisha 1 & 2 , nga servilizmi politik ndaj Liderit i garantuan vetes e të afërmve poste e punë fitimprurëse duke abuzuar e përfituar gjithçka mundën gjatë periudhës kur qeveriste e Djathta”.

Reagimi i plotë:

Nga 8 Tetori i këtij viti kur “Foltorja ” e Sali Berishës ishte në qytetin tim dhe deri tani që vendosa të shkruaj kanë kaluar mjaftueshëm ditë për të gjykuar qetë e qartë gjithçka u tha në sallën e Teatrit “Skampa ” të Elbasanit ,nga Sali Berisha dhe nga ata që e kanë mbyllur tashmë ciklin e angazhimit të tyre politik ose që janë drejt mbylljes së këtij cikli. Shumica e atyre që i ishin bashkuar z.Berisha në të shtatën “Foltore” të tij kanë qenë dhe janë fatkeqësia e të Djathtës në Elbasan pasi gjatë qeverisë Berisha 1 & 2 , nga servilizmi politik ndaj Liderit i garantuan vetes e të afërmve poste e punë fitimprurëse duke abuzuar e përfituar gjithçka mundën gjatë periudhës kur qeveriste e Djathta. Ata që ndoqën Berishën në “Foltoren” e Elbasanit nuk janë shquar kurrë për sakrifica e kontribute në fuqizmin e PD. Shumica e tyre falë servilizmit të jashtëzakonshëm të tyre indirekt kanë përfituar pa fund edhe gjatë viteve të Qeverisjes së Majtë. Kjo duket e pabesueshme por ky është realiteti i hidhur i të Djathtës në Elbasan gjatë këtyre viteve në Opozitë.Në 2011 një pjesë e mirë prej e tyre i mbushën mendjen Sali Berishës të jepte mbështetjen për kandidatin për kryebashkiak të “Aleancës për Qytetarin në Elbasan, një ish socialist e LSI-ist që kishte përndjekur e luftuar çdo familje demokrati në Elbasan .Kjo lëvizje taktike e djallëzore ishte një goditje shkatërrimtare dhe mjaft e rëndë për PD e Elbasanit që u përjetua si një Dramë e tmerrshme .Pasojat e keq qeverisjes së disa pseudodemokrateve dhe asaj që ajo la pas në 2013 ishin katastrofike. Por çuditërisht askush nuk foli dhe nuk i kërkoi llogari Sali Berishës për atë çka ai i bëri Elbasanit ne ato 8 vite. Mbetet mister se si Sali Berisha u pajtua me atë humbje të paralajmëruar nga demokratët e vërtetë punëtore dhe të ndershëm elbasanas që ju dhëmb shpirti për PD dhe idealet e Dhjetorit.

Elbasani ka një qytetari të jashtëzakonshme është djep i kultures dhe i dijes i arsimit dhe i shkencës i këngës dhe i valles i familjes dhe traditës dhe ka demokratë të pa numërt të cilëve ai nuk i kërkoi kurrë falje dhe as nuk ka ndërmend ti kërkojë për atë çka bëri në ato zgjedhje .Ashtu sikurse nuk ka qejf ti kujtosh betejat e shumta të tij të humbura me të majtën që janë më të shumta se sa betejat e humbura prej Bashës .Por lideri aktual i PD , Lulzim Basha është i vetmi që e ka udhëhequr fushatën zgjedhore në këtë Qark si askush tjetër duke shënuar rekordin historik të fitores së shtatë mandateve nga dy që kishte marrë në 2005 dhe që në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 e rivalizoi me gjashtë mandate Gazmend Bardhi . Ishte Basha ai që pas asaj fitoreje spektakolare që siguroi në Elbasan në 2009 loboi për investime të shumta në këtë Qark e mbi të gjitha për ndërtimin e autostradës Tiranë -Tyneli i Krrabës -Elbasan per te cilen Elbasanasit i janë mirënjohës Bashës për kontributet e dhëna në thithjen e investimeve të shumta në Qarkun e Elbasanit .Sot ata që duket se janë mbështetës të Berishës po bëjnë të gjitha përpjekjet që të përbaltin figurën e Bashës .Berisha dhe mbështetësit e tij po kërkojnë që të firmosin formularin per mbledhjen e Kuvendit Kombetar ndërsa janë duke bërë në këtë mënyrë një puç brenda Partisë Demokratike.Shumica e atyre që e ndiqnin Berishën në “Foltoren ” e Elbasanit janë humbësit më të mëdhej të fushatave elektorale.

Prandaj Berishën në këtë aventurë që po synon ta shkatërrojë PD duhet ta braktisin demokratët e vërtetë dhe Basha duhet ta ruajë PD nga përçarja . Berisha tha po largohem atëherë kur nuk kishte më vënd në lidërship për të dhe u betua që nuk do rikthehej më kurrë .Por kur ju prekën interesat personale e familjare per shkak te shpalljes non grata nga SHBA ,Sali Berisha filloi menjëherë një betejë me intensitet të lartë me Lulzim Bashën për të rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike . Ne kete aventure Berisha po perpiqet te mbaje nga pas edhe disa deputetë të pashpresë të PD me qëllimin e lig që ta shkatërrojë Opozitën e Djathtë edhe pse i ishte bërë thirrje që të ikte butë nga PD dhe jeta politike.Që kësaj situate kaq problematike për PD , ti jepet fund duhet që Lulzim Basha të dalë para demokratëve te ndershem me nëj platfaormë të qartë dhe bindëse për të ardhmen duke deklaruar projektin që e sjell PD në pushtet duke lënë pas njëherë e përgjithmonë hijen e Sali Berishës.

Shqipëria dhe shqiptarët duan sa më shpejt një Opozitë të vërtetë dhe sa më të ndershme .Lulzim Basha duhet të tregojë se është lider prej vërteti . Partia Demokratike do të eci përpara me Lulzim Bashën dhe të gjithë shqipëtarët demokratë, punëtorë e të ndershëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb