Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka publikuar një video ku tregohet se si qytetarët në Spitalin COVID-2 çojnë ushqime dhe pajisjes me oksigjen për të afërmit e tyre të infektuar dhe shtruar brenda spitalit.

Spaho thotë se kjo gjendje është e papranueshme. Ai thekson se qytetarët do të vijojnë të çojnë tek të afërmit në spitalet COVID ushqime dhe pajisjet me oksigjen përsa kohë është një kryeministër që paguan koncesionet për klientët e tij.

Më tej ai akuzon Ramës se shëndetësinë falas e kishte mashtrim, teksa financimet e vërteta për shëndetësinë shkuan tek tenderat sekretë.

 

 

STATUSI NGA EDMOND SPAHO

Në spitale gjendja është e papranueshme, sepse shëndetësia falas e Edi Ramës ishte mashtrim. Financimet e vërteta për shëndetësinë nuk kanë shkuar tek qytetarët, por tek oligarkët dhe tenderat sekretë. Qytetarët do të vazhdojnë të çojnë tek të afërmit në spitale që nga ushqimi deri tek pajisjet me oksigjen, përsa kohë në krye të qeverisë është një kryeninistër që paguan koncesionet për klientët e tij. ?


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb