Nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj i ftuar në studion e lajmeve në News 24 foli për pozita të forta të PR dhe opozitës së Bashkuar në zgjedhjet parlamentare të 2021.

“Viti elektoral që ka hyrë është një moment elektoral shumë i mirë për ne nisur nga sondazhet që kemi. Ne kemi nisur punën para 3 apo 4 muajsh. Ne mendojmë që kemi avantazhet tona, jemi një forcë e përfaqësuar në Parlament prej 30 vitesh. Rëndësi ka t’ju kthejmë shqiptarëve institucionet e vërteta dhe shqiptarëve një ekonomi të fortë. E them këtë se shqiptarët janë të rrënuar”,- tha ai.

I pyetur për zonën ku do të kandidonte, Sulaj la të kuptohet se do mbetet në Tiranë.

“Jam nga Tirana, besoj që edhe në zgjedhjet e ardhshme do kandidojë në Tiranë për të ndihmuar PR dhe opozitën. Kemi një qëllim: rikthimin e shpresës për shqiptarët dhe në fund të largojmë këtë njeri që i ka rrënuar shqiptarët. Se si do jetë ekipi mendoj që do të dimë të bëjmë një ekip të mirë, përballë mercenarëve dhe kriminelëve që kemi përballë”,- tha ai.

Sa për mbledhjen e Këshillit Politik, Sulaj tha se PS do të deformojë sistemin.

“Arritën të ndërpresin koalicionet nga frika se opozita do merrte më shumë mandate. Po pavarësisht kësaj me të gjitha ndryshimet, mënyrat që ka bërë, opozita do i fitojë zgjedhjet”,-vijoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: