BEOGRAD – Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi ka marrë pjesë sot
në samitin e kryebashkiakëve që zhvillohet në Beograd, me përfaqësues nga 13 kryeqytete të Evropës Jugore dhe Qendrore “Capital Summit 2015”.

Takimi ka mbledhur së bashku mbi 300 liderë dhe vendimmarrës vendorë dhe qendrorë, biznese dhe investitorë si dhe organizata ndërkombëtare për zhvillim ekonomik e social. Takimi u hap nga kryetari i Bashkisë së Beogradit, Sinisa Mali dhe u përshëndet nga kryeministri Vuçiç.

Xhindi do të prezantojë projektet strategjike të Bashkisë së Tiranës, për një Tiranë moderne dhe evropiane. Në takim marrin pjesë kryebashkiakët e Athinës, Beogradit, Budapestit, Bukureshtit, Ljubljanës, Podgoricës, Sarajevës, Shkupit, Tiranës, Vjenës, Varshavës dhe Zagrebit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: