Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin e ri (Covid-19), të cilin e kreu pasi një punonjës i zyrës së tij doli pozitiv.

Rezultatet e testeve të Pence dhe bashkëshortes së tij Karen Pence i bëri të ditur nga llogaria e saj zyrtare në Twitter, Katie Miller, kryekëshilltarja për media e nënpresidentit Pence.

“Unë jam e lumtur të njoftoj se që të dyja rezultatet e testit për Covid-19, të nënpresidentit Pence dhe bashkëshortes së tij Karen Pence janë negative”, tha Miller në mesazhin e saj në Twitter.

Në një konferencë për media dje në Shtëpinë e Bradhë, duke rikujtuar se një punonjës në zyrën e tij rezultoi pozitiv në testin e Covid-19, nënpresidenti Pence tha se “Personi në fjalë nuk ka ardhur në punë që nga dita e hënë. Aktualisht gjendja e tij është e mirë. Nuk kam pasur ndonjë kontakt me të, por sërish unë dhe bashkëshortja ime do të bëjmë testin pasdite”.

Javën e kaluar edhe presidenti amerikan Donald Trump bëri testin për Covid-19 i cili gjithashtu rezultoi negativ.

Sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”, në SHBA numri i rasteve me Covid-19 ka arritur në 19.624 ndërsa numri i të vdekurve në 260.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb