Pas nënshkrimit të marrëveshjes për fondin prej 4 milionë eurosh të akorduara nga Bashkimi Europian, vjen një mesazh nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu.

Përmes një mesazhi në ‘Facebok’ ministrja thekson se fondi në fjalë është një reagim i shpejt kundër armikut të përbashkët COVID-19.

MESAZHI I MANASTRLIUT
Fondi prej 4 milion euro i Bashkimit Europian për Shqipërinë, është një reagim i shpejtë për të luftuar një armik të përbashkët si Covid-19❗
Sot u firmos kontrata mes Ambasadorit të BE në Shqipëri z. Luigi Soreca dhe Koordinatorit të OKB në Shqipëri z. Brian Williams, për pajisjet mjekësore që do të forcojnë kapacitetet tona në përballimin e emergjencës së #COVID19✅

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: