Në plan të parë duket një foto më se normale formale, nga ato që jemi mësuar të shohim në të tilla raste por sigurisht me solemnitetin e rastit siç mund të jetë një foto nga Shtëpia e Bardhë në një ngjarje historike si kjo.

Ky është momenti kur nënshkruhet marrëveshja e arritur në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump, pas bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Fotoja është publikuar nga gazetari i Reuters, Jeff Mason.

Por ndjekësve nuk iu kanë shpëtuar disa detaje nga ky moment. Në foto askush nuk mban maskë dhe pse pandemia e koronavirusit vijon me ritme të larta dhe as distancimi social. Por po kështu mungon gjinia tjetër, pasi në foto janë rreth 13 burra të pranishëm, asnjë grua. Dikush bën humor dhe thotë se gratë ishin duke bërë kafet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb