Në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjeve të memorandumeve, me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, për lëvizje të lirë të qytetarëve në këto tre vende, lehtësimin e barrierave tregtare dhe ndihmën e dhënë në rast vështirësish, Rama, tha se ky është shpirti i kësaj nisme të përbashkët.

Ai nënvizoi se do të ishte në të mira të tre vendeve, që të bëhen bashkë në rast vështirësish dhe katastrofash natyrore.

“Kur në Shqipëri ra tërmeti, ishin forcat e kërkim shpëtimit nga forcat e rajonit që mbërritën në Shqipëri, ishin dhe ato nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Ajo çka kuptuam ne në atë moment tragjik. Kuptuam se sa e rëndësishme ishte që të mos ndiheshe vetëm dhe sa e ndjeshme ishte që në një terren të shkatërruar ky kishte qindra jetë njerëzish nën gërmalla të kishe më shumë forca. Sot ne kemi firmosur një marrëveshje, për të qenë bashkë, në çdo rast, ku largqoftë cilado nga vendet tona përballet me forcën e natyrës.

Më thoni, çfarë të keqe do të kishte për Kosovën, për Malin e Zi, për Bosnjën, që të bashkoheshin në këtë nisëm, që hap rrugën, që forcat tona emergjence të ndërveprojnë së bashku, të kenë sistem të përbashkët alarmi dhe të gjenden aty për të ndihmuar. Apo për rastin kur për shkak të ndryshimeve klimatike, sipërfaqe të tëra pyjesh digjen. Ku është e keqja. Që helikopterët e vendeve tona, të gjenden aty të gjithë bashkë. Ky është shpirti i kësaj nisme, e s’dua të flas më shumë”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb