TIRANE- Nënshkruhen disa marrëveshje mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Këto 6 marrëveshje të bashkëpunimit financiar vinë vetëm dy ditë para vizitës së kancelares Angela Merkel.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani ashtu siç e përcakton dhe protokolli, kanë firmosur këto marrëveshje.

Hoffman deklaroi se firmosja e këtyre marrëveshjeve, i hap rrugë realizimit të shumë projekteve me një shifër prej 118 milionë eurove. Nga ana tjetër, ambasadori Hoffman pohoi se ky është një hap i rëndësishëm që vjen vetëm dy ditë para vizitës së kancelares Merkel.

“Kjo është një ditë shumë e mirë në mënyrë të veçantë për marrëveshjen. Nënshkruam 6 marrëveshje të bashkëpunimit financiar, me një volum prej 180 milionë euro. Për këto marrëveshje është punuar për shumë ditë. Dua të falënderoj të gjitha ministritë e linjës. Mjaft i kënaqur jam dhe me faktin se dy ditë para vizitës së Kancelares Merkel, arritëm të nënshkruanim këto marrëveshje. nëpërmjet marrëveshjeve do të vëmë në dispozicion kredi të ndryshme. Me rëndësi është që të konkretizojmë marrëveshje të tilla. Një temë tjetër është dhe ajo e menaxhimit të mbetjeve, një temë e rëndësishme për Shqipërinë”, tha ambasadori Helmut Hoffman.

Sakaq, ministri i Financave, Shkëlqim Cani falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e projekteve me rëndësi për Shqipërinë. “Nëpërmjet ambasadorit falënderoi republikën Gjermane për ndihmën e dhënë.”, tha Cani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: