Me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e politikës së jashtme, sot Ambasadat e dy vendeve në Gjermani, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Lajmin e bëri të ditur Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili theksoi se kjo marrëveshje parasheh së paku një aktivitet të përbashkët në çdo muaj, në të mirë të shqiptarëve e në shërbim të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve me Gjermaninë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj u shpreh se në Mynih tashmë Shqipëria e Kosova ndajnë një godinë të përbashkët. “Krenar me punën e jashtëzakonshme të diplomatëve të Kosovës e Shqipërisë në Gjermani.”- përfundoi reagimin Cakaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: