Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Norman Dunkan, nënshkruan sot Marrëveshjen e Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon njё hap tё mёtejshёm nё përmbushjen e kuadrit ligjor mes dy vendeve në këtë fushë, pasi synon sigurimin e vijimit të bashkëpunimit dhe vazhdimin e tregtisë midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të njëjtat kushte preferenciale dhe pas daljes së saj nga BE. Mësohet se marrëveshje ka një qasje trepalëshe ndaj rregullave të origjinës, midis Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku palёt bien dakord qё në tregtinë mes tyre të ruajnë po ato kushte preferenciale të cilat rezultojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, si për produktet bujqësore ashtu edhe për produktet industriale, si dhe angazhohen të sigurojnë një platformë për liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë midis tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Britania e Madhe përbën rreth 1.4% të totalit të importeve tona nga vendet anëtare të BE-së dhe 0.4% të totalit të eksporteve në vendet e BE-së. Për këtë qëllim, miratimi i kësaj marrëveshje do të vazhdojë në thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve, pasi pritet të ndikojë ndjeshëm në nivelin e flukseve të FDI në Shqipëri, si edhe të rrisë eksportet shqiptare, duke përmirësuar ndjeshëm bilancin tregtar të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb