Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja  për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore në bashkëpunim me qeverinë Zviceriane.

Marrëveshja u nënshkrua mes Ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrit për Çështjet e Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjen Sociale të Zvicrës, Alain Berset.

Gjatë fjalës së saj Ibrahimi ka falënderuar shtetin e Zvicrës për të gjithë ndihmën ndaj Shqipërisë duke u shprehur se 2 mije shtetasit shqiptare që punojnë rregullisht në Zvicër, tashmë do të përfitojnë pensionin me mbushjen e moshës, duke mos humbur asnjë ditë nga periudha kontributive.

Ndërkohë  Berset e ka konsideruar këtë një hap të rëndësishëm.

“Jam i kënaqur që jam sot këtu dhe zgjerojmë marrëdhëniet tona përmes kësaj marrëveshjeve. Është hap i rëndësishëm duke sjellë të mira për të dyja vendet tona. Pata një takim edhe me zëvendëskryeministrit ku u zotuam për të punuar brenda Këshillit të Sigurimit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb