Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, formalizuan sot përmes nënshkrimit të një memorandumi, bashkëpunimin ndërinstitucional në drejtim të inspektimeve tematike e shkeljeve individuale të magjistratëve prokurorë.

Metani dhe Çela u shprehën se procedimi disiplinor duhet t’i shërbejë llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë, në një ekuilibër midis parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë, respektimit të të drejtave të individëve, parimit të ligjshmërisë, gjykimit të drejtë dhe të paanshëm, si dhe atij të ndarjes së pushteteve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm e vunë theksin tek vendosmëria për respektimin rigoroz të Kushtetutës dhe ligjeve gjatë proceseve respektive të punës së dy institucioneve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb