Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë dhënë nënshtetësinë për 825 447 mijë persona përgjatë vitit 2017, ndërsa  përfituesit kryesorë rezultojnë shtetasit nga Maroku, Shqipëria dhe nga India.

Kryesisht vendet ku kanë marrë më shumë nënshtetësinë  shqiptarët janë Italia dhe Greqia. Në shtetin grek 34,305 persona morën shtetësinë greke në vitin 2017, një rritje prej 3 për qind krahasuar me 2016. Kjo konfirmohet nga shifrat më të fundit të Eurostat, të cilat u botuan këtë të mërkurë.

Shumica dërrmuese e atyre që morën shtetësinë greke ishin shtetas shqiptarë. Më konkretisht, 86.8 për qind ishin shqiptarë, 1.3 për qind ishin ukrainas dhe 1.1 për qind ishin nga Moldavia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb