Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj u trajtua vepra dhe figura e Isa Boletinit. Fati tragjik i djemve të tij dhe atentati vdekjeprurws.

Isa bej Boletini i njohur si Isë Boletini, u lind në kullën e familjes në Boletin, pranë Mitrovicës, asokohe në sundimin e Perandorisë Osmane.

Djali i Ademit të Murselit dhe Aishes. Familja e tij i takonte vëllazërisë Maksutaj të fisit të Shalës. Ishin zhvendosur nga Isniqi i Deçanit për në Boletin për punë gjaku, stërgjyshi i Isa Boletinit, Hajdari u largua per arsye  sepse prifti ortodoks i kishës së Deçanit kishte organizuar vwllavrasje mes 2 fiseve të mwdha Dukagjinase , fisit Gash dhe Isniq .

Në Boletin, vendi  ishte i pabanuar, por i pasur sepse përballë Boletinit gjendet Bjeshka e Majdanit dhe guri i Majdanit ishte i njohur si Gur i Mullirit .

Pesë gjenerata të familjes së Isës kanë punuar me Gur të Mullirit. Stergjyshi i Isës, Hajdari ,gjyshi Murseli , Baba Ademi , Isa Boletini dhe djemtë e Isa Boletinit.Isa Boletini kishte 14 fëmijë 9-djem e 5- vajza. Fati i djemve dhe të Isa Boletinit ka qenë shumë tragjik: Halili i vrarë në Podgoricë; Muja vdesë në Mitrovicë .

Ademi i vrarë me atentat në Shkodër.Zahiti i vrarë në Podgoricë; Pajaziti  vdes në Nicë të Francës; Musa është pushkatuar nga regjimi jugosllav në Mitrovicë; Faiku është vrarë në luftë kundër forcave jugosllave në Bistricë të Shalës së Bajgorës; Asllani është pushkatuar në burgun e Prishtinës. Kapllani qëndroi 15 vite në burgun e Sremska Mitrovicës, vdiq në Mitrovicë. Por Isa njihet si një figurë kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në veprimet e Lidhjes së Prizrenit.

Më pas shërbeu si kryetar i rojeve të pallatit sulltanor, prej ku u kthye me  grada dhe çifligje, pas ardhjes së xhonturqve dhe masave të tyre drejtoi kryengritjet e 1910 dhe atë të 1912. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër.

Pas ngritjes së Lidhjes së Prizrenit, Isa mori pjesë në betejën e Slivovës kundër forcave të rregullta osmane më 22 prill 1881.Manastiri i Sokolicës mbrohej nga Isa me të vëllanë e madh, Ahmetin. Pas ndodhive të kazanë e Mitrovicës kundrejt serbëve, Perandoria Ruse i vë kusht Stambollit hapjen e një konsullate ruse në Mitrovicë më 7 maj 1902. Boletini shpalli se shtëpitë e mbarë shkjeve do të digjeshin po qe se do të hapej “kangjallozi i Miskovit në Mitrovicë”. Raportohet se më 29 shtator iu dorëzua autoriteteve osmane dhe se do të falej për bëmat e tij të deriatëhershme, më 24 nëntor mbërriti në Stamboll, ku u caktua në krye të dyfekxhinjve, siç ishte mënyra e qeverisjes e Sulltan Abdyl Hamidit për të bërë për vete krerë të zëshëm vendorë. Iu dha vendimi për të filluar punimet te Fabrika e Gurëve të Mullinjve në Boletin, si dhe mori  titullin bej.

Pasi shërbeu si kreu i dyfekxhinjve për katër vite, u kthye me çifligje që i ishin caktuar si shpërblim për shërbimi dhe grada ushtarake . U bë njeriu më i famshëm dhe më i pasur i Mitrovicës, mblodhi pasues të armatosur dhe mblodhi armatime e financime. Gjatë Revolucionit Xhonturk më 1908, u bë një mbledhje e madhe e parisë shqiptare njohur si Kuvendi i Ferizajt për të përkrahur rikthimin e kushtetutës, ndërsa Boletini me krerë të tjerë e shihnin këtë si shenjë pabesie ndaj sulltanit. U tërhoq nga kuvendi para se të merrej ndonjë vendim, duke kuptuar dobësinë e pozitave të tij.

Komiteti “Bashkim e Përparim” pas gati një muaji të kthimit të Kushtetutës vendosi t’i jepte vëmendje gjakmarrjes në Vilajetin e Kosovës, dhe nga fundi i vitit masa të ashpra u morën nga vendorët – Nexhip bej Draga me anëtar të tjerë të parisë së Kosovës e shihnin Boletinin si pengesë dhe besnik të sulltanit dhe loboi për ndalimin dhe arrestimin e tij, Draga donte vendosjen e rendit të ri ligjor, ndërsa Boletini donte privilegjet e vjetra caktuar nga koha e sulltanit. Pasi ia arriti të ndërhynte përmes Komitetit të Selanikut që qeveria të merrte masa ndaj Boletinit,i dërguan një oficer të shoqëruar për t’i dhënë Boletinit një urdhër gjykate që t’i kthente të quajturit Haxhi Alisë çifligun që kishte qenë më parë i tij para se t’ia jepte sulltani. Boletini përqeshi urdhrin, përzuri autoritetet që më pas e sulmuan, Isa mundi të ikte me njerëzit e tij, por kulla iu dogj.

Ishte ndër konspiruesit dhe organizatorët e kryengritjes së 1910 me Hoxhë Said efendiun, Nexhip bej Dragën, Hasan Prishtinën, Mehmet pashë Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejaninn, Salih Gjukën dhe Idriz Seferin.

Isa me shumë krerë të tjerë të Pejës e Gjakovës mbajtën qëndrim ndaj trupave osmane, gjë që çoi drejt gjakderdhjesh dhe bombardimin të fshatrave shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb