Arrestohet nga policia Petrit Lazeri.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj bën me dije për “BalkanWeb” se Lazeri ishte shpallur nëntë herë në kërkim. Gjatë kontrollit, policia e Shijakut ka gjetur makina të vjedhura dhe lënde narkotike.

Ai akuzohet për vjedhje makinash dhe prodhim e shitje të lëndeve narkotike. Lazeri ishte kthyer në makth për qytetarët e Durrësit e Shijakut, ndërsa aktivitetin e tij e kishte shtrirë dhe në qytete si Lushnja, Kavaja e Fieri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: