Nëntë minatorë janë bllokuar nga tymi në një minierë të kaliumit, të kompanisë ruse Uralkali, ka thënë sot kjo kompani.

Kompania Uralkali tha se operacioni i shpëtimit ka nisur, pas incidentit në minierën në Solikamsk, që gjendet në veri-lindje të Moskës.

Kompania ruse tha se punëtorët që janë bllokuar brenda minierës janë nënkontraktorë, që kryejnë punë të mirëmbajtjes. Shefi i kompanisë nënkontraktuese, Andrei Maksimov, i tha agjencisë të lajmeve ruse, Interfax, se shanset për të gjetur të gjallë minatorët e bllokuar janë shumë të vogla.

Më herët, një burim i paidentifikuar nga shërbimet e emergjencës i tha agjencisë së lajmeve ruse TASS, se ekipet e shpëtimit deri më tani nuk kanë arritur që të shkojnë ne vendin ku janë minatorët.

“Ekipet e shpëtimit nuk po mund të arrijnë deri te nëntë njerëzit e bllokuar në minierë, për shkak të temperaturës së lartë dhe tymit”, tha ky burim.

Ky burim po ashtu tha se 17 persona gjendeshin në minierë në momentin kur nisi zjarri. Sipas po këtij burimi, tetë perona kanë arritur të evakuohen dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb