Mjeku epidemiolog, Dhimitër Kraja, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ka treguar një tablo të përgjithshme të situatës aktuale në spitalin COVID-1.

Mjeku tha se numri i të shtruarve në spital është mjaft i vogël. Aktualisht në COVID-1, sipas mjekut janë të shtruar 9 pacientë dhe gjendja e tyre është e qëndrueshme. Mosha mesatare e të shtruarve varion nga 69 vjeç e deri në 70 e ca vjeç. Mjeku tha se

“Në spitalin Covid-1 ndodhen të shtruar 9 pacientë. Gjendja e tyre e përgjithshme është e kënaqshme. Vazhdon po ajo situatë e këtyre rasteve ë shtruara. Nuk janë pacientë që janë vaksinuar më parë apo kanë kaluar sëmundjen.

Vetëm një rast që ka bërë dozën e parë dhe të dytën s’e ka bërë. Mosha mesatare është mbi 69 deri në 70 e ca vjeç. Situata është e mirë, nuk ka pasur vdekje dhe raste kritike. Pavarësisht se shtrimet dhe gjendja në spital reflekton këtë prirje të numrit të rasteve, por të paktën nuk reflektohet në vdekje”, tha Kraja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb