Kontrollorët e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike në Greqi, kanë ushtruar kontroll mbi një kamion që vinte nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrolleve, ata kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 90 kilogramësh kanabis. Droga e sekuestruar ishte fshehur në pjesë të ndryshme të kamionit.

Shoferi i mjetit është arrestuar, ndërsa Policia ka mundur të sekuestrojë 88 pako në total me 90.5 kilogramë kanabis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: