Nëntori njihet si muaji i sensibilizimit ndaj sëmundjeve që prekin meshkujt si patologjitë e prostatës, kanceri i prostatës, ai i testikujve, apo kanceri i vezikës urinare. Në kuadër të këtij muaji ndërgjegjësues, spitali Hygeia gjendet sa më pranë meshkujve duke dhënë informacionin e nevojshëm dhe duke ofruar ofertë- paketat më të mira diagnostikuese. Drejtori i Departamentit të Urologjisë në këtë spital, mjeku I mirënjohur me eksperiencë mbi 30 vjecare, Prof.Dr.Spyridon Gouvalis, bën thirrje për të kryer kontrolle mjekësore periodike si mënyra e vetme dhe më e mirë për të parandaluar në kohë të tilla sëmundje.

 “Ne kuader te Muajit Nentor qe njihet edhe si muaji i ndergjegjesimi ndaj shendetit te meshkujve do te doja te flisja mbi prostaten e sidomos mbi kancerin e prostates qe eshte edhe sëmundja malinje më e shpeshtë te meshkujt.  Meshkujt qe kane patur familjare te prekur nga kanceri i prostates duhet qe, duke filluar nga mosha 40-45 vjec, te kryejne check-up-in e prostates ku perfshihen analize urine, PSA – ne qe na ndihmon te per te zbuluar kancerin e prostates ne fazat e hershme,  si dhe nje eko te prostates. Persa i perket kategorise se meshkujve qe nuk kane histori familjare me kete semundje ne rekomandojme qe duke filluar nga mosha 50 vjec e lart te kryejne check-up te prostates te pakten 1 here ne vit”

Kanceri i Prostatës është sëmundja malinje më e shpeshtë te meshkujt dhe konsiderohet si shkaktari i dytë i vdekshmërisë te meshkujt pas kancerit të mushkërisë. Prof. Dr. Gouvalis tregon se spitali Hygeia ofron trajtime me teknologji bashkekohore te realizuara nga mjeke profesioniste me experience nderkombëtare, që arrijnë ti japin zgjidhje edhe rasteve më të vështira. 

“Trajtimi qe ne realizojme per patologjitë malinje eshte ne rruge kirurgjikale qe konsiderohet si gold standart per nga rezultatet qe arrihen por mund te rekomandohet edhe trajtim me Radioterapi, trajtime keto qe ofrohen te dyja ne Spitalin Hygeia ku ne disponojme teknologjine dhe aparaturat me bashkekohore si dhe nje ekip mjekesh kirurge profesioniste me eksperience nderkombetare ne kete fushe.  Ndersa ne rastet kur kemi te bejme me hiperplazine beninje te prostates atehere ne kryejme kirurgji endoksopike qe realizohet ne rruge transuretrale. Edhe per pacientet qe vijne ne stade te avancuara te semundjes stafi yne arrin ti jape zgjidhje dhe ti ofroje trajtimin me te mire te mundshem duke ju garantuar shanse mbijetese 5-10 vite.

 Ekipi i Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Hygeia ofron ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të tjera që prekin shëndetin e meshkujve.

“Ne si mjeke specialiste Urologe krahas patologjive te prostates diagntosikojme dhe trajtojme edhe  patologjite e fshikezes se urines, veshkave dhe testikujve. Ne fund kam edhe nje keshille per meshkujt ne moshe te re. Te jene te kujdesshem sidomos persa I perket kancerit te testikujve, Menyra me e mire per te parandaluar kete patologji duhet qe te kryejne kontrolle te mjeku. Pra kujdes:  “Kura me e mire eshte parandalimi.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb