Pas zgjedhjeve të së shtunës së kaluar, që konfirmuan qeverinë e drejtuar nga liderja popullore laburiste, Jacinda Ardern me një maxhorancë të konsiderueshme, Zelanda e Re numëron numrin më të madh të deputetëve të LGBTIQ në botë, duke kaluar nga shtatë në 12 në parlamentin me 120 vende, me 10% të deputetëve  lezbike, homoseksualë, biseksuale, transgjinore dhe queer.

Mes këtyre të fundit, tetë u zgjodhën në Partinë Laburiste dhe katër mes të Gjelbërve.

Kjo i jep vendit përfaqësimin më të madh të dukshëm në botë duke kaluar Britaninë e Madhe që ka një proporcion prej 7%.

Zelanda e Re, vendi i parë në botë që njohu në vitin 1893 të drejtën e votës për gratë, pranoi në vitin 2005 martesat mes çifteve të të njëjtit seks dhe në 2013 legalizoi martesat homoseksuale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb