NEPAL

Policia në Nepal njoftoi se ka arrestuar 122 shtetas kinezë, të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në krime financiare.

Zyrtari i policisë, Shailesh Thapa tha se të dyshuarit u arrestuan të hënën në Kathmandu, kryeqytetin e Nepalit.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me rastin për shkak se hetimi është ende i hapur, por të dyshuarit do të paraqiten para gjykatësit për të përcaktuar se sa kohë mund të mbahen për hetim.

Ata u mbajtën në qendra të ndryshme të paraburgimit në Kathmandu.

Policia po hetonte gjithashtu nëse ata kishin shkelur ligjet e imigracionit duke tejkaluar vizat e tyre.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb