NEPAL

Është të paktën 25 të vdekur dhe 400 të plagosur bilanci i një stuhie të fuqishme që ka goditur dje fshatrat e një rajoni bujqësor në Nepalin jugor, në zonën e Baras.

Kryeministri Khadga Prasad Oli ka deklaruar në Twitter që forcat e sigurisë janë njoftuar dhe helikopterët e shpëtimit po presin që moti të përmirësohet për të dhënë ndihmën dhe për të çuar në fshat mjekët dhe ndihmën e parë.

Guvernatori Rajesh Poudel ka thënë që numri i të vdekurve është i destinuar të rritet dhe që pjesa më e madhe e viktimave dhe të plagosurve është shkaktuar nga objekte që kanë fluturuar nga era dhe nga pemë të thyera.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb