Numri i të vdekurve në Nepal nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në tri ditët e fundit u rrit në 55 të dielën, me dhjetëra të humbur dhe të plagosur, tha qeveria në vend.

Dhjetë mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, pasi shiat e vazhdueshme goditën shumë zona në Nepal kryesisht ato malore që nga e enjtja, duke zhytur breza të mëdha toke, duke përmbytur shtëpitë dhe duke shkatërruar ura dhe rrugë në të gjithë vendin.

Një deklaratë e Ministrisë së Brendshme tha se 55 persona u konfirmuan të vdekur dhe 33 të plagosur si dhe 30 të tjerë janë të zhdukur.

Gjithashtu pjesa verilindore e Indisë është goditur rëndë nga përmbytjet, me të paktën 1.5 milion njerëz të zhvendosur dhe 10 të vdekur. Ndërsa në divizionin Chittagong të Bangladeshit ka pasur 10 të vdekur dhe rreth 500,000 të zhvendosur, ndërsa 200 fshatra janë përmbytur.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb