Të publikosh emra konkrete të zyrtarëve të lartë të doganave në lidhje nepotike me njëri-tjetrin, ku sekretarja e kreut të Doganave, Genti Gazheli, rezulton të ketë edhe bashkëshortin doganier në Tiranë, ndërkohë që vajza e drejtoreshës së burimeve njerëzore është emëruar specialiste anti-korrupsioni, për çdo lloj Kryeministri në një vend demokratik të botës do ishte një ndihmë e madhe për të marrë masa e luftuar korrupsionin në rast se ai nuk do ishte në dijeni.

Çdo kryeministër i një vendi demokratik, pas publikimit të këtyre fakteve nga media, do të reagonte menjëherë për të rivendosur ligjin në dogana, por kryeministri Edi Rama vazhdon dhe merret me arsyet e stisura pse media boton fakte për shkeljen e ligjit në dogana.

Në një reagim sot në “Twitter” pas publikimit të fakteve nga News24 me emra konkretë të nepotizmit në Dogana, kryeministri Edi Rama aludon vetëm për arsyen e publikimit, në vend që të ketë një reagim institucional për këtë skandal që çuditërisht nuk i bën përshtypje.

Kryeministri Rama edhe me këtë reagim të sotëm i jep përsëri mbrojtje politike Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazhelit, edhe për nepotizmin në dogana.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb