“Neranxi Group” organizoi Panairin Profesional “Neranxi Food 2025”. Ky është panairi i 18-të që organizohet nga bizneset Neranxi dhe çdo vit ky event rritet dhe perfeksionohet, si nevojë për t’i shërbyer sa më mirë sektorit të Hoteleri Turizmit dhe konsumatorëve.

“Politikat e zgjerimit që bizneset Neranxi aplikojnë çdo vit, vijnë si nevojë për t’ju përgjigjur këtyre risive kulinare të cilat janë gjithnjë në rritje, me qëllim për një të ushqyer të shëndetshme, me shije e fantazi. Sepse çdo risi kulinare kalon më parë nga Neranxi”, tha sipërmarrësi Nikollaq Neranxi.

Ky panair ka impakt të jashtëzakonshëm për klientët e bizneseve Neranxi, prandaj dhe përkushtimi është i madh që ky event të përsoset çdo vit në çdo detaj të tij. Këtë vit panairi “Neranxi Food 2025” erdhi me disa statistika ambicioze.

Krahas produkteve dhe lëndëve të para ekzistuese, në këtë panair u prezantuan 195 produkte të reja, 70 kompani evropiane pjesmarrëse, të gjithë emra të mëdhenj në industrinë e ushqimit në të gjithë botën, përfaqësi të bizneseve “Neranxi”.

Të gjitha këto risi u ekspozuan në 43 stenda, ndërkohë që teknikat e gatimit u demonstruan përgjatë dy ditëve të panairit nga 30 chefa të famshëm shqiptarë dhe të huaj të cilët gatuan live për pjesmarrësit.

“Tek produktet Neranxi klientët kanë zbuluar sekretin e jetëgjatësisë dhe ne jemi të lumtur për këtë mision të madh që kemi marrë përsipër dhe për të cilin punojmë fort dhe prekim rezultatet çdo ditë”, theksoi ai.

Bizneset Neranxi mbeten një pikë referimi për sektorin e hoteleri turizmit, në mënyrë që ata jo vetëm të gatuajnë me produkte cilësore, por edhe të përvetësojnë teknikat më të mira kulinare për të bërë diferencën në një treg që po zhvillohet dhe që ka shumë konkurrencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb