Masakrat dhe gjenocidi i ndodhur në Bosnjë e Herzegovinë nga trupat serbe është ndër më të pamëshirshmit pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Forcat paramilitare serbe, nën drejtimin e gjeneralit serb Ratko Mlladiç, vranë 8000 civilë boshnjakë myslimanë, kryesisht djem dhe burra. A herë që kujtohet masakra në Srebrenicë, një nga skenat më të dhimbshme është ajo e babait, Raminit, që thërret djalin Nerimin.

Ai i thotë djalit se duhet të kthehet nga mali, pasi asgjë nuk do të ndodhte, sepse serbët kishin premtuar se nuk do i vrisnin.

“Nerim, hajde. Jemi të lirë nga serbët. Nuk do të na bëjnë asgjë”, thërriste burri i dëshpëruar. Mirëpo, përkundër premtimit, serbët i vranë babë e bir dhe trupat e tyre janë gjetur vetëm në vitin 2008. Ata ishin gjetur në dy varreza të ndryshme masive në afërsi të Srebrenicës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo që ka qenë e veçantë është se në Sarajevë është ndërtuar edhe një shtatore e babait të Nerminit, në kujtim të tragjedisë. Artisti Mensud Keqo, ka bërë një skulpturë i nxitur nga kjo skenë e tmerri e ndodhur në korrikun e vitit 1995 në Srebrenicës, dhe e ka vendosur atë në Parkun e Madh të Sarajevës.

Edhe pse tashmë dihet botërisht se ushtria serbe ka vrarë dhe masakruar të rinj e burra myslimanë në Bosnjë, Serbia vijon të mohojë gjenocidin. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se SHBA-të janë me viktimat në këtë tragjedi të madhe njerëzore. Edhe politikani serb i krahut liberal Cedomir Jovanoviç tha se masakra në Srebrenicë duhet të bëjë gjithë shoqërinë serbe të ulë kokën, për krimet që kanë ndodhur. Për Jovanoviç, politika serbe duhet të ndihet e turpëruar për gjithçka ka ndodhur.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb