TIRANË

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka qenë sonte pjesë e protestës së qytetarëve kundër rritjes së çmimeve, teksa iu ka bërë thirrje dhe të tjerëve të bashkohen në shesh. Ai tha se pjesëmarrja në shesh është ajo që iu garanton liritë dhe të drejtat.

“Kur qeveria çartet duhet kthyer më këmbë në tokë. Pjesëmarrja në shesh është ajo që të garanton liritë dhe të drejtat. Prandaj shqiptarë mblidhuni në shesh të zgjidhim hallet tona, është e vetmja mënyrë. Jemi një komb që nuk na ka mposhtur dot Roma, Bizanti apo otomanët, jo më Rilindja. Të gjithë bashkë se do fitojmë”, deklaroi Liçaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb