TIRANE

Aktori Neritan Liçaj në fjalën e tij përpara Teatrit iu ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të mbrojnë godinën e artit.

Liçaj deklaroi se kjo që po bën qeveria Rama është një turp, kurse ka shtuar se ata që po bëjnë këtë maskaradë do të dalin përpara drejtësisë së popullit.

“A e kuptoni se çfarë po bëni. Keni ardhur me skafandra dhe me shkopinj. Ejani këtu në këtë burg që na ka përgatitur ministri i Brendshëm dhe kryeministri. Ne do të jemi me sytë lart, ndërsa ju meritoni të dilni përpara drejtësisë së popullit. Qytetarë të Tiranës ejani jeni të ftuar këtu në sheshin e teatrit Kombëtar, në këtë vend ku thuhen të vërteta dhe mbështeten interesat e shqiptarëve”, tha Liçaj.

Ndërkaq, aktivisti Besjan Pesha u shpreh s policia duhet të arrestojë kriminelët dhe jo artistët dhe qytetarët.

A mendoni se mos jeni duke luftuar trafikun e drogës, vrasësve në Shqipëri, mos ndoshta organizatat kriminale në Fier që kontrollojnë trafikun e kokainës. Këtu ka njerëz të ndershëm që duan të mbrojnë trashëgiminë. Kë mendoni se keni rrethuar? Mos ndoshta keni rrethuar ata që kanë zhvatur pushtetarët me pushtet që i falin Beketit 140 milionë euro. Nuk e ka këtu shpinë e ka larg”, tha Pesha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb