Penalltia e diskutueshme e minutave shtesë që i dha fitoren Juventusit ndaj Milanit tensionoi ndjeshëm situatën aq sa u pa qartësisht se futbollistë kuqezinj hynë shumë të nervozuar në dhomat e zhveshjeve pas vërshëllimës përfundimtare. Me sa duket, ata e kanë shfryrë të gjithë inatin në ambientet e brendshme të “Juventus Stadium”.

Sipas mediave italiane, disa futbollistë kanë shkatërruar pjesë të dhomës së tyre, sidomos vendet ku kishte stema të Juventusit, për të shfryrë ndaj një vendimi që ata e kanë cilësuar të padrejtë.

C_29_articolo_1144170_upiImgPrincipaleOriz

Juventusi nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht, ndërsa Milani nga ana e tij ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve rreth kësaj teme me një “No comment” të thatë./panoramasport

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: