Lajmi i konfrontimit fizik mes Tuchel dhe Contes ka pushtuar të gjitha mediat. Rreth kësaj teme, pas barazimit 2-2 në derbi mes Tottenham dhe Chelsea, ka folur edhe vetë tekniku i Spurs, Conte. Ai dha një prononcim për Sky Sport, ku u përpoq që të fliste më shumë për atë që ndodhi në fushë sesa për sherrin.

“Mendimi im është se është më mirë të flasim për lojën. Ishte një lojë e vështirë për të dyja skuadrat dhe ne përpiqemi në çdo ndeshje të jemi konkurrues.

Chelsea tregoi se është një ekip vërtet i mirë. Krahasuar me sezonin e kaluar ne bëmë më mirë, por nëse duam t’i krijojmë probleme Chelsea-t [në tabelë] ne duhet të jemi më të mirë.

Nuk dua të komentoj situatën [Tuchel], kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Nëse ka një problem, është mes meje dhe atij. Është normale të vish këtu dhe të vuash, por në të njëjtën kohë krijuam shanse për të qëndruar në lojë” – Tha ai.

Ffffffff
Ffffffff

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: