Në kohë e vende të ndryshme kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha dolën sot para mediave, por ajo c’ka i bashkonte krerët e dy partive më të mëdha politike në vend ishte toni i zërit apo nervozizmi i shprehur dukshëm para kamerave.

Ndërsa Rama mblodhi policët në një takim ku i motivoi të vijonin punën e tyre, të pandikuar nga akuzat e opozitës për kriminalitetin, kryeministri disa herë me nervozizëm kërkoi të ndiqej si duhet në fjalimin e tij me grafikët përkatës të statistikave. Kreu i qeverise u pa të mbushej në djersë teksa ashpërsoi tonet ndaj oficerit Nuhu e duke kritikuar SHCBA lidhur me ceshtjen, siklet i cili nuk dihet nëse i buron nga vapa në sallë apo nga denoncimi i ngjarjes, i cili trazoi të majtë e djathtë por edhe opinionin publik, e qe ka zënë ‘ngushtë’ kryeministrin.

Por jo pak nevoz është shfaqur edhe kreu i Partisë Demokratike ditën e sotme, në deklaratën për mediat, ku kërkoi arrestimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Me tone të ashpra ndaj institucioneve, Basha, u pa të ngatërrojë fjalën e tij për mediat, duke iu kthyer për herë të dytë asaj, ngatërrim i cili mund të ketë ardhur ndër rreshta, apo kryedemokrati ka dashur ti jap tonalitetit e duhur deklaratës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb