Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka qenë një nga propozuesit e amendamenteve për buxhetin e 2023, i cili së bashku me deputeten Jorida Tabaku propozoi uljen e TVSH-së së ushqimeve bazë nga 20% në 6%, por ky propozim u hodh poshtë nga maxhoranca.

Sula shkruan se refuzimi i uljes së TVSH për ushqimet e shportës do të thotë të mos duash mirëqenien e popullit tënd!

Ai thekson se arsyen e vërtet se përse nuk u miratua ulja e çmimeve për ushqimet bazë e tha KLSH, 1 miliardë euro abuzim treguan edhe arsyen e vërtetë se përse Shqipëria ishte e fundit në rajon dhe Evropë për ndihmën që i dha qytetarëve dhe biznesit të ndershëm për përballimin e krizës ekonomike.

POSTIMI I PLOTË
? Refuzimi i uljes së TVSH për ushqimet e shportës do të thotë të mos duash mirëqenien e popullit tënd!
?Miqtë e mi sot në orët e para të mëngjesit, mazhoranca refuzoi një propozim timin dhe të koleges Tabaku për të ulur TVSH e ushqimeve bazë nga 20% në 6%. Nëse ky amendament do të ishte miratuar në 2023,veza, buka, qumështi, makaronat, vaji do të ishte 14% më i lirë. 

?Por, jo të dashur qytetarë. Në 2023 ju do të keni çmime më të shtrenjta. Ndërkohë shteti do arkëtojë më shumë para nga lekët tuaja. Sepse duke u rritur çmimet edhe taksa që merr shteti është më e lartë. 

?Arsyen e vërtet se përse nuk u miratua ulja e çmimeve për ushqimet bazë e tha KLSH. Gjetjet e auditimit të KLSH për periudhën Janar-Shtator 2022 me 1 miliardë euro abuzim treguan edhe arsyen e vërtetë se përse Shqipëria ishte e fundit në rajon dhe Evropë për ndihmën që i dha qytetarëve dhe biznesit të ndershëm për përballimin e krizës ekonomike. Kjo qeveri nuk kishte lek për qytetarët sepse ato kanë shkuar në xhepat e 10 pushtetarëve të lidhur me klientët e tyre të ngushtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb