Avokati Spartak Ngjela, në emisionin “Frontline” në News24 u shpreh se ardhja e DEA-s në Tiranë është si pasojë e rritjes së kriminalitetit në vend.

Gjithashtu gjatë bisedës me gazetaren Marsela Karapanço u ndal edhe tek zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ngjela u shpreh se nëse Basha firmos dhe pranon KQZ firmën e tij është kryetar partie, por nëse do të qëndrojë apo jo kjo mbetet për t’u parë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ngjela: Basha ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë, ka menduar se duke dhënë dorëheqjen nuk ka të drejtën e firmës. Ligji ka karakter formal dhe jo logjik. E kërkon ligji që të shkojë të nënshkruajë. Tani do të shkojë Basha të firmosë apo do ta lërë PD jashtë loje, kjo mbetet për tu parë.

PD ligjore ka ende kryetar të regjistruar Lulzim Basha dhe ai që është i regjistruar duhet të japë firmën. Pra po të shkojë Basha dhe të vërë firmën indirekt merr PD, po të mos shkojë mund të varroset partia. Nëse Basha ka të drejtën ligjore për të vënë firmën rrëzohet dorëheqja e tij. Nëse nuk shkon do të presim se si do ta arsyetojë KQZ. KQZ tha i jap kohë. Dorëheqja është zyrtarë , nuk është rrëzuar nga organet e partisë. Juridikisht këta nuk e dinë çfarë do të thotë dorëheqje. Po të firmosë Basha është kryetar partie. Berisha nuk ka parti, partia që është e regjistruar është person juridik.

DEA në Tiranë:

Ngjela: SPAK nuk mbledh prova, por duhet të ja çosh provat që të bëjë gjykimin. Siç duket deri tani Byroja Kombëtare e Hetimit nuk ka qenë e fortë. Kryeministri bën edhe politikë, ka të drejtë të bëjë politikë. DEA pa vendimin e qeverisë nuk vjen dhe nuk diskutohet që kryeministri e ka ditur. Pasi e di këtë fakt ai mund të bëjë politikë si të dojë. Politika nuk është fakt është interes.

Të tjerë non-grata nga SHBA?

Ngjela: Ardhja e DEA në Tiranë është pasojë e krimit të organizuar, pra nëse nuk do të ishte trafiku i drogërave në këtë nivel, nuk kishte pse të vinte DEA.

Ardhja e DEA -s Tiranë, rrit fuqinë e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pra kuptohet që ka çaluar hetimi në funksion të provës. Nëse nuk ka prova nuk ta merr SPAK në dorë. Pra vjen DEA dhe ka një specifikë të veçantë në ardhje sepse do kontakte me shqiptarët. Kjo profesionalisht jep mbledhjen e provave. Pra krimi i organizuar ka arritur në një nivel të ri dhe tani duhet të shohim aktet e parë që ndërmerr ajo, veprimet i merr SPAK dhe jo ajo. Këta do të mbledhin prova do t’ja çojnë Byrosë Kombëtare të Hetimet dhe këtu nis çdo gjë pastaj.

Nuk flitet me fantazi për akuzat, por flitet me fakte. Tani për çështjen McGonigal përmendej që kryeministri shqiptar e ka takuar dhe asgjë tjetër. Deri tani për Ramën nuk ka pasur provë që ka lidhje me Moskën.

Çështja e ‘Gërdecit”:

Fakti që nuk kanë qenë prova të mjaftueshme ka ardhur DEA. DEA vjen për prova. Hetimet e SPAK janë sekrete, derisa sa vjen i pandehuri, i akuzuari që hyn në lojë avokati, pra humbet sekreti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb