Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një konferencë për media se nuk ka asnjë koment lidhur me faktin nëse vendimi i SHBA për ta shpallur “non grata” është produkt i ndonjë kulise apo lobingu.

Berisha tha se kërkon prova për vendimin e DASH, duke shtuar se nëse do të kishte qoftë edhe një provë, nuk do të padiste Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, por do të vepronte krejt ndryshe.

“Nuk kam asnjë lloj komenti, gjersa unë po marr këtë masë. Në atë letrën që publikova dje kërkoja që të ishte një fakt i vetëm. Do të mjaftonte një fakt, që unë të merrja vendime krejt të tjera. Por kishin zero fakte. Por prapë nuk humbas, do të bëj çdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje. Do pranoja çdo provë, por jo prova të montuara në Tiranë nga zyrat e Edi Ramës. Provat le t’i nxjerrin. Tani unë kam hap gjyq, le t’i paraqesin para gjykatësit provat. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, unë jam një qytetar, por që besimin te drejtësia e kam të pakufishëm”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb