Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, foli në emisionin “Kjo Javë”, në News24, për koncesionet dhe pse ato nuk mund të anulohen në këtë periudhë të vështirë të përhapjes së koronavirusit.

Duke u ndalur te disa prej koncesioneve, ish-ministri Beqaj tha se koncesioni i dializës nuk mund të anulohet, pasi pacientët nuk mund të jetojnë, nëse nuk e bëjnë dializën. Po kështu, edhe për koncesionet e rrugëve, Beqaj tha se nuk mund të anulohen, pasi flasim për kontrata punësh publike.

“T’i marrim me radhë. Nuk mund të shtyhet asnjë ditë dializa, ata njerëz po nuk e bënë nuk jetojnë dot më, por edhe nëse e anulojmë, të njëjtin person do e cojmë te privati, sepse me PPP-në e dializës ne trajtojmë vetëm 30% të të sëmurëve, 10% janë shtet, 60 % i ka privati, dhe i paguaj edhe PPP-së edhe privatit të njëjtën tarifë, në mos gaboj 110 euro. E anulova këtë, do e coj te privati, pra këtu nuk humbin asnjë lekë, sepse është mbijetesë për ata.
Flasim për rrugët, ato mund t’i shtymë në kohë, dhe dy prej tyre u shtynë, por nga ana tjetër, a kemi kontrata punësh publike. A mund t’i ngrimë ato? Jo, sepse ne themi t’i japim një shtysë ekonominë, të injektojmë më shumë para, tani edhe këto kontrata që qenkan, hajde t’i ngrijmë dmth edhe ato punëtorë qëtë tjerë t’i lemë pa punë”- thekson Beqaj.

“Ajo që propozoj unë edhe nga pikëpamja e konsumit është e favorshme. Propozimi prek ato grupe që nuk i konsumojmë dot sot, hotele transport etj.ndërsa këta që i marrin e kanë të gjithin konsum. Pra, ideja nuk e pakëson konsumin. Ndërsa koncesionet apo PPP-të janë si tenderat e tjera. T’i bllokojmë edhe ato atëherë. Edhe rindërtimin ta ngrimë, Jo ato janë punë që duhet të vazhdojnë në ekonomi. Pak biznesi vetë është i kontraktuar, të bllokojë edhe shteti kontratat e veta.” -tha ai.

Sa i takon reagimit të kryeministrit pas shkrimit të tij, Beqaj thotë se nuk është konsultuar me të, pasi janë ide të tij, dhe propozim prej deputeti.

“Me kryeministrin nuk i kam marrëdhëniet përmes kësaj mënyre. Nëse do të kisha një ide më të pjekur, do ta formuloja idenë në formën e një propozimi si deputet. Kjo ishte një nxitje për disa ide, afatshkurtra dhe afatmesme.” – theksoi Beqaj. “ Nuk kam patur komunikim me kryeministrin. Edhe ai ishte i qartë që e para nuk ishte thënë ajo gjë, e dyta ishte thënë në një shkrim në një gazetë dhe jo në forume që mund të vinte në formën e një nisme që të kërkonte vëmendjen e vecantë të tij mes gjithë punëve që ka për t’u marrë me një fake neës”, shprehet ish-ministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb